Itali, arrestohet Lavitola
sekseri italian i Ilir Metës

Itali, arrestohet Lavitola<br />sekseri italian i Ilir Metës
NAPOLI- Valter Lavitola, ish- drejtor i gazetës ‘Avanti’, është prangosur në Itali sapo kishte zbritur nga bordi i avionit që vinte nga Buenos Aires. Akuza ndaj tij është korrupsion ndërkombëtar. Lavitola dyshohet se ka korruptuar qeverinë e Panamasë.

Sapo ka zbritur nga avioni, ai është dërguar në një burg në Napoli. Sipas prokurorëve, ai ka ndërhyrë për një kontratë për ndërtimin e burgjeve në Panama.
Mësohet se presidentit të Panamasë i ishte premtuar një helikopter me një vlerë prej 8 milion eurosh në këmbim të kontratës. Vlera e kësaj të fundit ishte 176 milion euro. Ndërkohë me ndërhyrjen e Lavitolas ishte rritur më shumë afera. Deri më tani mendohet se vlera e premtuar për tu përvetësuar nga kontrata ishte 28 milion euro.

Lavitola u bë i njohur në Shqipëri kur në Itali u gozhdua Franko Fratini, që akuzohej se kishte ndihmuar Lavitolan në aferat e tij. Lavitola kishte kërkuar që të ishte i pranishëm në një takim mes Ilir Metës dhe Fratinit, në atë kohë kryediplomatë. Fillimisht të dy e mohuan takimin, por një foto i përgënjeshtroi. Vetë Meta u hodh në mbrojtje të Fratinit, duke mohuar njohjet me Lavitolan. Por sekseri italian tha se kishte 10 vite që e njihte Metën. Në përgjime Lavitola shprehej se do bënte një goditje të madhe në Shqipëri. Më vonë u zbulua se ai do ishte sekser në ndërtimin e gazsjellësit TransAdriatik, për të cilin po lobon kaq shumë së fundmi Sali Berisha.

Lavitola u përfshi në një skandal tjetër kur solli në Shqipëri një person të quajtur Roberto Guarcio, që nga Berisha e Meta u paraqit si një ekspert digash në ditët e vështira të përmbytjes së Shkodrës. Por në fakt ai kishte ardhur për të marrë koncesionin e një hidrocentrali.
(arr/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje