Një 32-vjeçar shqiptar, pjesë e një rrjeti që trafikonte drogë në Itali, është arrestuar nga policia në Torino, pasi u kap me 1 milion euro dhe 27 kilogram drogë. Në pranga është vënë një 32-vjeçar shqiptar (personi në video), shkruajnë sot mediat italiane, por pa bërë të ditur emrin e tij.
Në kuadër të operacioni të koduar “One Million”, në pranga janë vënë edhe dy italianë, 32 dhe 33-vjeç.

(Droga dhe paratë e sekuestruara në shtëpinë e shqiptarit)
Gjatë arrestimit, shqiptari i ka deklaruar policisë se punonte si murator, megjithëse pretendimi i tij nuk është fort i besueshëm duke marrë parasysh sasinë e madhe të parave të kapura. Shuma e parave dyshohet se do të përdorej për blerjen e drogës.
Droga ishte importuar nga Peruja dhe hetuesit vlerësojnë se shuma e sekuestruar prej një milion euro ishte fitimi neto i një muaji.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
iu gjetën 1 mln euro e 27 kg drogë">