Ish-ministri Claudio Scajola është arrestuar sot nga hetuesit e Drejtorisë investigative antimafia. Scajola u ndalua  në një hotel të njohur në Romë.

Arrestimi është kryer pasi dyshohet se Claudio Scajola ka ndihmuar ish-deputetin Amedeo Matacena të arratisej në Dubai. Matacena është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Antimafia ka ushtruar shumë kontrolle në  Piemonte, Lombardia, Liguria, Emilia Romanja, Lacio, Kalabri dhe Siçili.

Scajola ka qenë ministër i Brendshëm i Italisë gjatë viteve 2001-2002 dhe më vonë ministër i Aktiviteteve Produktive në qeverinë e tretë të Silvio Berlusconit.

Në vitin 2006 ai u zgjodh president i komitetit për kontrollin e Shërbimit Sekret italian.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)