LUCCA (Itali) – Sektori i krimit të organizuar në Policinë e Lucca-s, në Itali, ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Selimi, 27 vjeç, person me precedentë te tjerë dhe i njohur për forcat e rendit.

Selimi jetonte prej kohësh në qytetin e Lucca-s, rajoni i Toscana-s, dhe kishte tërhequr vëmendjen e policisë pas disa njoftimeve sipas të cilave ishte në krye të një organizate që merrej me trafikun e substancave narkotike në këtë rajon.

Pas një periudhe të kaluar pas hekurave, Selimi ishte lënë i lirë në korrik 2011. Falë njohurive të tij në Shqipëri, i riu kishte filluar të trafikonte përsëri. Policia italiane ka arritur të zbulojë se ai ishte bërë pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që importonte kokainë në sasi të mëdha edhe në Bologna.

Aktualisht ai është në burg në dispozicion të prokurorisë italiane.

(im/shqiptarja.com)