VENECIA - Kryetari i Bashkisë së Venecias, Giorgio Orsoni, është arrestuar bashkë me 34 persona të tjerë si të dyshuar për korrupsion në lidhje me një projekt për ndërtimin e barrierave për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet.
Orsoni bashkë me dhjetëra zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë janë ndaluar me pretendimet se kanë marrë ryshfet gjatë procesit të tenderit publik për projektin e quajtur “projekti i Moisiut”.
Për herë të parë ky projekt është diskutuar që në vitin 1966, por ndërtimi i tij nuk nisi deri në vitin 2004 për shkak të mosmarrëveshjeve për hartimin e tij, financimin dhe ndikimin që do kishte në mjedis.
Hetuesit po shohin për lidhje mes fondeve publike dhe disa llogarive bankare që janë dërguar jashtë Italisë, e nëse këto janë përdorur për të financuar parti politike.
Giorgio Orsoni, 67 vjeçar, po mbahet në arrest shtëpie ndërkohë që po hetohet për korrupsion, zhvatje dhe pastrim parash, njofton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.
Sipas raportimeve, avokatët e tij thonë se pretendimet ndaj tij nuk janë fort të besueshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com