Itali, arrestohet për pastrim parash 
presidenti i ekipit të Parmës Manenti

Itali, arrestohet për pastrim parash <br />presidenti i ekipit të Parmës Manenti
ITALI – Giampietro Manenti, Presidenti i ekipit të futbollit të Parmës është arrestuar ditën e sotme nga ana e policisë italiane. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave Manenti është arrestuar nën akuzën e pastrimit të parave.

Arrestimi i tij ka ardhur pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Romës, ku nga hetimet e kryera rezulton se Presidenti i ekipit italian të futbollit të ketë konsumuar veprën penale të pastrimit të parave.

Gjithashtu mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë operacionit të sotëm janë vënë në pranga edhe 21 persona të tjerë në të gjithë Italinë të akuzuar për korrupsion, mashtrim kompjuterik, pastrimit të parave përmes metodave mafioze.

Ekipi i Parmës prej kohësh ndodhet në vështirësi financiare, dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimin lidhur me arsyet e rrënimit ekonomik të këtij ekipi. Edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi bleu përkohësisht (për rreth 2muaj) ekipin emilian, por nuk mundi ta mbajë gjatë Presidencën, pasi sipas tij fatura ekonomike e borxheve të Parmës ishte më e madhe se deklarimet e bëra nga paraardhësi i tij. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni