Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi hiqej si agjent sekret shqiptar me mision në Itali. 30- vjeçar shqiptar X.M është arrestuar më 5 maj nga efektivët e San Donatos në Milano. Sipas policisë, 30-vjeçari duke tentuar të evitojë kontrollin për dokumentet, u ka treguar një mjet teserë që sipas tij tregonte se ishte pjesë e sektorit kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Duke dyshuar për vërtetësinë e dokumentit, X.M është shoqëruar në komisariat. Pas verifikimeve të bërë është zbuluar identiteti real i 30-vjeçarit i cili ishte dëbuar më parë nga shteti italian. Ndaj shqiptarit policia italiane ka ngritur akuzën për përdorim të dokumenti të rremë. Sipas mediave italiane 30-vjeçari shqiptar tashmë është në pritje riatdhesimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)











