Policia italiane ka vënë në pranga një 21 vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka goditur dhe dhunuar dy oficerë policie, në momentin që këta të fundit i kishin shkuar në banesë për t’i dorëzuar disa dokumente që i kishin humbur.
Lajmi mësohet nga mediat italiane sipas të cilave, 21 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishin shkuar në shtëpi dy oficerë policie për t’i rikthyer disa dokumente të cilat ai i kishte humbur. Në këtë moment sipas mediave italiane, i riu shqiptar me të mbërritur oficerët blu, në kushte ende të paqarta, ka dalë nga banesa duke bërtitur dhe duke goditur me shkop makinën e policisë.
Më pas i riu është drejtuar edhe nga karabinierët italianë, të cilët janë detyruar të ndërhyjnë për ta neutralizuar dhe arrestuar. Mësohet se si rezultat i goditjeve, një prej
oficerëve të policisë, ka marrë disa plagë dhe është dashur të marrë ndihmën mjekësore në spital.
21 vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në komisariat duke u marrë në pyetje lidhur me incidentin në fjalë. Sipas mediave italiane, dyshohet se shqiptari të ketë qenë në gjendje të rënduar psiqike në momentin e ushtrimit të dhunës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com