ITALI- David Rebeshi është shqiptari që u kap dje nga policia italiane, pasi ishte dëbuar disa muaj më parë për trafik droge. 30-vjecari është kapur në Viterbo pranë Belcolle duke përdorur mbiemrin e gruas. Policia ka gjurmuar të riun shqiptar pranë Spitalit Belcollei. Ai është emër i njohur për policinë italiane, pasi ishte kapur kohët e fundi me shumën mbi 22.000.
Në shkurt 2017 ai u kap me 38 kilogramë drogë dhe u dëbua nga territori italian për pesë vjet duke e dërguar në Shqipëri. Pas riatdhesimit u martua dhe ndryshoi mbiemrin e tij duke marrë mbiemrin e gruas, një pasaportë të re dhe një patentë shoferi me gjeneralitete të ndryshme nga ato reale. Më vonë edhe pse i dëbuar ai u kthye në Itali. Gjykata e Viterbo, pasi vërtetoi arrestimin e tij, e liroi, duke i dhënë '' nulla osta '' një dëbim i dytë.