Karabinierët e Pavias arrestuan Dritan Lulën pas një peridhe të gjatë hetimore. Sipas meiave italiane ishte me precedentë të mëparshëm penalë në Itali për vjedhje dhe lëndë narkotike.
Lula u ndalua ndërsa po drejtonte një makinë Audi A3. Gjatë kontrollit të makinës poshtë sediljes së prapme i gjetën 10 pako me marijuanë me peshë 5 kg.
Gjatë kontrollit në banesën e tij iu kapën në papafingo 8 çanta të mëdha me rreth 150 kg marijuanë. Një një kuti këpucësh karabinierët zbuluan 1 kg kokainë të pastër. Sipas ekspertëve droga e sekuestruar ka vlerë rreth 2 milion euro.
Në banesë iu gjetën edhe një armë gjahu pa leje, një pistoletë Glock 19, e vjedhur pak kohë më parë në zonën e Pavias si edhe dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)