ITALI - Policia e Padovës gjatë një aksioni anti- drogë ka arrestuar shtetasin shqiptar Mario Beqiri 28 vjec. Të riut nga Shqipëria i janë sekuestruar 3 kg kokainë në bordin e një makine tip Volkswagen Polo.

Operacioni anti - drogë është zhvilluar gjatë orëve të parë të ditës së sotme, nga policia e Padovas. Vlera totale e sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar nga policia mendohet se kap shifrën e 400 mijë eurove.

Beqiri qëndronte në mënyrë ilegale në Itali, pasi nuk ishte i pajisur me asnjë dokument qëndrimi.

Policia e Padovës vazhdon kështu serinë e ndalimeve të shtetasve shqiptarë që transportojnë lëndë narkotike, pasi më 24 korrik ishte ndaluar një tjetër shtetas me një kg kokainë.

(jd/Shqiptarja.com)