SANREMO, Itali – Karabinierët e qytetit italian të Sanremo-s kanë arrestuar një shqiptar të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge si dhe një italian, 43 vjeçar, që e strehonte. Dy personat në fjalë u vunë re në bordin e një makine me targa italiane që qarkullonte qetësisht rrugëve të qendrës së qytetit. Gjatë kontrollit rezultuan parregullsi të shumta.
Shqiptari Kin Gjeloshi (foto), 34 vjeç, ishte përzënë nga Italia korrikun e kaluar si dënim alternative për të mos përfunduar në burg. Prokuroria italiane kishte lëshuar ndaj tij edhe një urdhër arresti për arratisje të kryer në janar 2011.
Ndërsa shtetasi italian akuzohet se ka ndihmuar një person të kërkuar nga autoritetet duke i dhënë mbështetje qëndrimit të tij ilegal në Itali.
Të dy u paraqitën sot në Gjykatën e Sanremo-s ku do të marrin dënimin me proces të shkurtuar.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com