Një autobus shkolle me 50 nxënës në bord ka dalë nga rruga në provincën e Montavës në Itali. Sipas bilancit të parë, 23 nxënës kanë mbetur të plagosur ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com
Të gjithë fëmijët janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Carlo Poma di Mantova për mjekime.
Autobusi i shkollës kishte në bord nxënës të shkollës fillore të Castellucchio në Itali. Sipas informacioneve të para nga policia, autobusi është goditur dhe ka dalë nga rruga.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







