Të paktën 16 studentë kanë humbur jetën dhe 39 kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 23 të mbrëmjes në Verona të Italisë, ku një autobuz hungarez është përplasur me një këmbë ure duke marrë flakë e cila ka shkrumbuar totalisht automjetin.
Në autobuz ndodheshin 55 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj të moshës 14 dhe 18 vjec. Fatkeqësisht trupat e pajetë janë djegur totalisht dhe do të jetë e vështirë njohja e tyre.
Mediat italaine raportojnë se autobuzi vinte nga Franca dhe po kalonte tranzit në Itali për tu rikthyer sërish në Hungari.
Autorietet në Itali kanë hapur hetimet duke patur parasysh të gjitha hipotezat duke nisur nga shkaqet teknike apo edhe ndonjë sëmundje e mundshme e drejtuesit të autobuzit.
Studentët ishin duke u kthyer në Budapest nga pushimet që kishin kaluar në Francë.
Mësohet se disa prej tyre arritën të shpëtonin duke u hedhur nga dritaret.
Një profesor i edukimit fizik u hodh mes flakëve duke shpëtuar disa të rinj. Ndërsa sipas të dhënave të para dëshmitarët thonë se autobuzi ka patur probleme me një rrotë.
[gallery]20680[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO