Një avion mallrash tip B737 400 i cili ishte nisur nga aeroporti Charles de Gaulle i Francës ka dalë nga pista në aeroportin e Bergamos në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Agjencia Kombëtare për Aviacionin Civil ka deklaruar se aeroporti është mbyllur pas incidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, kapiteni dhe oficeri i parë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aeroporti u rihap në orën 6 e 47 të mëngjesit, por shumë fluturime janë anuluar ose jane drejtuar drejt aeroportit te Malpensa.

Nuk dihet shkaku i këtij incidenti ndërsa autoritet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes duke perfshire si pist edhe kushtet e veshtira te motit pasi vendi ishte perfshire nga reshjet e shiut.



avioni

avion

avion

avion

avion

avion