ITALI - Historia tragjikomike e bengalezit Mohamed Salim ka nisur para 10 viteve, në vitin 2004 ai është arrestuar gabimisht për shkak të ngjashmërisë së emrit. Ai u dënua nga gjykata e Palermos në Itali me 15 vite burg për favorizim të emigrimit të paligjshëm. Avokati i tij ka mundur që të vërtetojë gabimin fatal që kanë bërë autoritetet italiane. Avokati i Salim ka vërtetuar se ani nuk kishte absolutisht lidhje me ngjarjen, por se bengalezi ishte ngatërruar me një shqiptar.
 
Ngjashmëria e vetme që Mohamed Salim kishte me shqiptarin ishte vetëm emri, pasi edhe ai quhej Mohamed Salim. Shqiptari bënte pjesë në një organizatë që siguronte dokumente false dhe punë për emigrantët e paligjshëm.
 
Hetuesit arritën të arrestojnë Mohamed Salim, vetëm se nuk bëhej fjalë për shqiptarin e shpallur në kërkim, por për bengalesin me të njëjtin emër. Përveçse emrit shqiptari me bengalesin nuk kishin asnjë gjë të përbashkët. Shqiptari fliste italisht, bengalesi jo, vendqëndrimi i të dyve ishte i ndryshëm, gjendja civile po ashtu.
 
Hetimet për çështjen të kryera nga ish-prokurori italian Antonio Ingroia
 
Por mbi të gjitha bengalezi nuk kishte lidhjet e duhura dhe do ta kishte pasur të vështirë për të lëvizur nëpër Ballkan siç rezultonte në hetime.
 
Pavarësisht gjithçkaje Salim bengalezi, arrestohet dhe më pas dënohet. Pas 10 vitesh burg avokati i tij ka arritur që të vërtetojë gabimin dhe të kërkojë lirimin e tij të menjëhershëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)