Itali/Berlusconi: Të përzëmë 5
Yjet, qeverisim me të majtën!
Në Itali vazhdojnë ende dilemat se cilat do të jenë forcat që do të qeverisin vendin, pa zgjedhjeve parlamentare që nxorrën si focë të parë 5 Yjet, por si koalicion të djathtën, me në krye Legën dhe jo Forza Italian e Silvio Berlusconit.
Në Itali vazhdojnë ende
dilemat se cilat do të jenë forcat që do të qeverisin vendin, pa zgjedhjeve parlamentare që nxorrën si focë të parë 5 Yjet, por si koalicion kryesues të djathtën, me në krye Legën dhe jo Forza Italian e Silvio Berlusconit.
Ky i fundit sot është shprehur agresiv ndaj 5 Yjeve të Luigi Di Maios dhe Beppe Grillos, duke bërë thirrje për një qeveri mes të majtës dhe të djathtës, duke e dëbuar kështu forcën e parë në vend.
Berlusconi tha se duhet një qeveri me mbështetjen e jashtme të Pd-së “mbi vendimet e ndryshme, të cilat mund të pranohen plotësisht ose të amendohen”, pa një aleancë organike, dhe me kontributin e sa më shumë deputetëve të jetë e mundur duke ia rrëmbyer 5 Yjeve.
Është ky qëllimi i Silvio Berlusconit dhe ka qenë ai vetë që ia ka ilustruar deputetëve dhe senatorëve të partisë së tij në Romë.
Pikërisht në momentin ku Matteo Salvini i Legës ia kishte mbyllur derën Pd-së (“Kurrë një qeveri me ta, është e vetmja gjë që përjashtoj”), por duke ia lënë të hapur 5 Yjeve në kuadër të një konvertimi të mundshëm të programeve, lideri i Forza Italia të njëjtën derë e hap por për të “përzënë” Di Maion dhe të tijtë.
Por sipas Berlusconit, deputetët e tjerë të 5 Yjeve duhen marrë te qendra e djathtë përmes fushatës “bëni një shok te 5 Yjet”, të cilën ia sugjeroi pikërisht në këtë formë deputetëve të partisë së tij: “Duhet t’i bindni të largohen nga lëvizja e tyre dhe të mbështesin qeverinë tonë”.
Një plan i cili duket disi larg mundësive reale për t’u konkretizuar, por të cilin Berlusconi e sheh si efikas për t’i dhënë një qeveri vendit dhe për ta rivendosur Forza Italian në qendër të skenës. Lidhur me aleatët e tij Berlusconi shpjegoi se “për momentin Meloni dhe Salvini nuk janë dakord për një qeverisje me Pd-në, por unë do përpiqem t’i bind. Sigurisht duhet kohë, por mendoj se mund t’ia dalim. E rëndësishme është të shmangim zgjedhjet, të cilat nuk i duhen Italisë. Dhe është e drejtë, që qendra e djathtë që i fitoi zgjedhjet, të përpiqet të qeverise”.
s.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7036
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi 1mln gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13