ROME - “Pdl-ja do të qëndrojë në koalicionin e partive të qendrës së djathtë. Forza Italia do të jetë e pranishme dhe ka frikën se do të jetë numëri 1”. Kështu ka deklaruar lideri i Partisë Populli i Lirisë, Silvio Berlusconi, duke konfirmuar një rikthim të partisë së tij.

“Mbështetja jonë qeverisë është gjithpërfshirëse dhe besnike. Kritikat të ndonjë eksponenti duhet marrë vetëm si një shtytje për të bërë më shumë” ka shtuar ish kryeministri italian në një intervistë televizive për Raiuno. 

Ndërsa duke komentuar vendimin për procesin “Ruby” është me të vërtetë qesharake ka shtuar Berlusconi. 

Në fillim të javës Gjykata e Milanos ka dënuar Berlusconin me 7 vjet burg dhe qëndrimin larg nga institucionet shtetërore për gjithmonë me akuzat se ka kryer marrdhënie intime me vajzën marokene Ruby kur ishte minorene dhe se ka shpërdoruar detyrën kur ishte kryeministër. 

Dua që ti jepet fund luftës 20 vjeçare kundër Berlusconit duke kërkuar për të goditur pasurinë, imazhin, të drejta politike dhe tani edhe lirinë, ka theksuar maniati i medias italiane. 

Nëse ka një sektor për tu reformuar në Itali është drejtësia përfundon lidëri i PDL-së duke i referuar një tjetër ccështje gjygjësore “Mondadori”, ku Gjykata e apelit të Milanos dënoi ish - kryeministrin e Itaisë që t’i japë shtëpisë botuese një shifër të jashtëzakonshme, prej 560 milionë eurosh.

 Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)