ROMË - “20 vite pas zbritjes time në fushën e betejës politike, përsëritet sërish e njëjta situatë: tentojnë sërish që të më largojnë me anë të vendimeve të gjykatave që s’kanë të bëjnë fare me demokracinë”: në këtë mënyrë është shprehur Silvio Berluskoni gjatë një bashkëbisedimi me Basano del Grapa, kur po zhvillohej një takim i të ashtëquajturve “ushtria e Silvios”, shkruan e përditshmja italiane, La Republica.
 
“Do të ishte e pafalshme – ka shtuar Kavalieri – sikur qeveria të binte, por natyrisht ne nuk jemi të disponueshëm për të çuar përpara një qeveri nëse e majta vazhdon të më sulmojë mua, mbi liderin e PDL, duke pretenduar se po bëjnë politikë”.
 
Grupimi “ushtria e Silvios”, u formua dhe po drejtohet nga sipërmarrësi Simone Furlan. Ky i fundit ka lëshuar nismën për “luftën 20 vjeçare”, në mbrojtje të Kavalierit.
 
Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar në datën 1 gusht vendimin e dy gjykatave më të ulta që e kishin dënuar Silvio Berlusconin me katër vjet heqje lirie. Sipas Kasacionit, vendimi për të mos i lejuar Berlusconit detyra publike per 5 vjet do duhet të rishikohet nga Apeli.  
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)