ROMË - Qindra mbështetës të Silvio Berlusconit u mblodhën në periferi të Romës për të protestuar kundër dënimit të tij për evazion fiskal.
Disa prej mbështetësve i kanë kërkuar ish-Kryeministrit që t'i japë fund koalicionit qeverisës.
Por Berluskoni tha se qeveria aktuale "duhet të ecë përpara" me programin e saj ekonomik.
"Mbështetja dhe ngrohtësia juaj më bën që të largohen të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet e ditëve të fundit," tha Kavalieri, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë. - "Ajo që na drejton nuk është interesi ynë personal, por janë interesat e Italisë ato që vijnë në plan të parë.”
Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin prej 4 vjetësh me burg për Berluskonin të enjten, por duke qënë se nga amnistria ai përfiton ulje 3 vjet, i mbetet vetëm një vit për të kryer. Mirëpo, sipas ligjit italian, njerëzit mbi moshën 75 vjeçare rrallëherë shkojnë në burg, kështu që ka të ngjarë që Berluskoni të mbahet në arrest shtëpie.
Dënimi që mori Berluskoni lidhet me çështjen e bujshme të quajtur nga mediat “Afera Mediaset”. Berluskonit i është ndaluar me vendi gjykate edhe pjesëmarrje në poste shtetërore për 5 vjet, vendim që ai do ta apelojë për të mos u kufizuar në lirinë e tij personale dhe politike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com