Itali, betohet Gentiloni emrat
e kabinetit të ri qeverita

Itali, betohet Gentiloni emrat<br />e kabinetit të ri qeverita
Ka bërë sot betimin qeveria e re italiane, e kryesuar nga Paolo Gentiloni.

Lista e re përfshin shumë ministra të qeverisë Renzi, si Pier Carlo Padoan në ministrinë e Ekonomisë, Andrea Orlando në atë të Drejtësisë, Roberta Pinotti si ministre e Mbrojtjes, Carlo Calenda si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Maurizio Martina për Politikat Bujqësore, Gianluca Galletti për Mjedisin, Graziano Delrio për Transportin, Beatrice Lorenzin për Shëndetësinë, Enrico Costa për Çështjet Rajonale, Dario Franceschini për Pasuritë Kulturore, Marianna Madia në dikasterin e Thjeshtëzimit të Administratës Publike.

Ndër emërimet e reja përfshihet kalimi i Angelino Alfanos në dikasterin e Punëve të Jashtme, ndërkohë që ministër i Brendshëm emërohet Marco Minniti, i Arsimit Valeria Fedeli, i Marrëdhënieve me Parlamentin Anna Finocchiaro dhe i Kohezionit Territorial Claudio De Vincenti.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji