Itali, bisedimet mes koalicionit të djathtë dhe “5 Yjet”, Berlusconi: S’ka qeveri

Kreu i koalicionit të qendrës së djathtë, Silvio Berlusconi, ka hedhur poshtë ditën e sotme mundësinë e krijimit të një qeverie me Lëvizjen 5 Yjet, parti për të cilën ka thënë se nuk është një parti demokratike dhe se është një rrezik për vendin.

Presidentja e Senatit Italian, Maria Elisabetta Casellati ka raportuar te presidenti, Sergio Matarella, për sa i përket negociatave të Zhvilluara mes Koalicionit të qendrës së djathtë dhe lëvizjes 5 Yjet, ndërkohë që kreu I shtetit ka marrë dy ditë kohë për të vendosur hapin e ardhshëm.

Përpjekja për formimin e një qeverie mes Koalicionit të Qendrës së djathë dhe Lëvizjes 5 yje në Itali, ka dështuar. Kreu i koalicionit të djathë, Silvio Berlusconi ka deklaruar:

Koalicioni i djathtë nuk mund të formojë një qeveri me një parti, e cila nuk është demokratike, si dhe është një kërcënim për vendin. Italianët kanë votuar keq në zgjedhje. Është një situatë shumë konfuze, italianë kanë votuar shumë keq. Tashmë pres vetëm një qeveri nga qendra e djathë e cila do prezantojë një program në parlament. Të gjitha zgjidhjet e tjera janë të pakëndshme dhe të rrezikshme për Italinë. Nuk ka asnjë marrëveshje të mundshme me 5 yjet, e cila nuk është një parti demokratike dhe që ka si qëllim rritjen e urrejtjes sociale dhe nuk njeh parimet e demokracisë. 5 yjet janë një kërcënim për Italinë dhe duhet shmangur me çdo kusht ardhja e tyre në pushtet.

Kreu i Koalicionit të djathtë, Silvio Berluscioni

Nga ana tjetër lëvizja 5 yjet ka përsëritur të enjten thirrjen e saj se ishte e gatshme të zhvillonte negociata për formimin e një qeverie me partinë Lidhja, por jo me partnerët e saj të koalicionit mes tyre edhe partinë Forza Italia të Berlusconit.

Mattarella i dorëzoi dy ditë më parë presidentit së Senatit, Maria Elizabeta Casellatit mandatin për të verifikuar mundësinë e formimit të një qeverie mes koalicionit të qendrës së djathë, i cili doli I pari nga zgjedhjet e përgjithshme muajin e kaluar dhe lëvizjes 5 yjet, e cila nga zgjedhjet doli si partia më e madhe në parlament.

Casellati i raportoi ditën e sotme presidentit Italian për negociatat e zhvilluara mes koalicionit të qendrës së djathë dhe lëvizjes 5 yjet, ku kreu i shtetit pas dy ditësh do të shprehet nëse Italia do të shkojë sërish në votime, apo palëve politike do tu jepet një tjetër mundësi për të arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja