ITALI- Disa biznese janë shkatërruar brenda 24 ditëve nga 4 bomba dhe dy atentate zjarrvënieje, e më 4 shkurt është sulmuar dhe lokali i një pronari shqiptar. Djegia e lokalit “Daniela” në lagjen “Ferrovia” të Foggias e ka përshpejtuar ekzekutimin e operacionit të koduar “Chorus”, që gjatë orëve të mëngjesit të sotëm çoi në arrestimin e 15 personave përgjegjës.
Hetimet e policisë italiane, falë edhe dëshmive të sipërmarrësve, kanë zbuluar se bëhet fjalë për anëtarë të klanit mafioz Moretti-Pellegrino dhe se nën tentativa për të vendosur kontroll në disa zona të Foggias, ata ushtronin terror përmes vendosjes së një gjobëvënieje në çdo katër ditë. Të arrestuarit akuzohen për antentate e tentativë vrasje, kërcënime të dhunshme e grabitje me armë ndaj bizneseve të shumta.
Sipas raportit të policisë italiane, një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar më 30 janar një biznes shitjesh elektroshtëpiake, një bombë artizanale ka shpërthyer më 23 dhe 25 janar në një dyqan artikujsh kinez dhe një biznes me produkte kozmetike. Sa i takon lokalit "Daniela", mediat fqinje raportojnë se frekuentohej nga persona me precedentë penalë.