TIRANE- “Situata ekonomike dhe sociale në Itali është buzë greminës. Pothuajse një milion familje s’kanë të ardhura dhe ku papunësia ka shënuar shifra të llahtarshme. Nevojitet një kthesë.” Apeli vjen nga sekretari i përgjithshëm i Cisl, Raffaele Bonnani gjatë fjalimit të tij në kongresin e 17-të të të Konfederatës Italiane të Sinidkatës së Puntorëve
Pikërisht mbi tregun e punës, qeveria duhet të ushtrojë një funksion të matur dhe çështja fiskale është fajtorja e të gjitha problemeve ekonomike.
“Nevojitet të ulen taksat e të ardhurave në punë dhe pensioneve. Duhet që sa më shpejt ti japim një shtytje të fortë ekonomisë dhe konsumit” ka theksuar Bonnani.
Ai nguli këmbë se qeveria duhet të rrisë dënimet edhe për shkelësit fiskalë.
Ndërsa në fjalën e tij kryeministri Enrico Letta tha se nëse nuk ka punë, vendi nuk ka shpëtim. “Unë do të bëj të pamundërën që të kthehet besimi për të investuar por duhet bashkëpunimi i të gjithëve.”
Në prag të samitit të Ministrave të Punës së Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë, ditën e premte në Romë , Letta tha se në krye të agjendës do të jetë papunësia. Ne do të kërkojmë që në semestrin e ardhshëm dhe nga 2014 kundër papunësisë nuk do të jenë vetëm fjalë por fakte të vërteta.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com