Itali, braktisin 700 kg marijuanë
dyshohet se vinte nga Shqipëria

Itali, braktisin 700 kg marijuanë<br />dyshohet se vinte nga Shqipëria
Një sasi prej 700 kg marijuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit në plazhin Porto Recanati të Macerratës në Itali.  

Mediat italiane raportojnë se policia ka sekuestruar një gomone ku janë gjetur edhe 29 bidona me benzinë. 

Lënda narkotike ishte e ndarë në 28 pako me nga 30 kg secila.

Të përditshmet raportojnë se dyshohet se lënda narkotike dhe gomonia e  sekuestruar vinte nga Shqipëria. 

Gomonia e gjet e braktisur dhe trafikantët janë detyruar të largohen dhe braktisin ngarkesën si për shkak të detit të trazuar por edhe për shkak të patrullimit të policisë.

Dyshohet se lënda narkotike  e sekuestruar  nëse do të dilte në treg do të arrinte vlerën prej 5 milionë eurosh.

[gallery]22863[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar