Një grua shqiptare 40 vjeçe është plagosur nga bashkëshorti i saj në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Malnate në provincën e Vareses një ditë më parë. Sipas mediave italiane burri 48-vjeçar po me origjinë shqiptare qëlloi gruan e tij me pistoletë dhe më pas e goditi me thikë.
Në momentin e ngjarjes, çifti ndodhej brenda në makinë dhe sipas hetimeve paraprake konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.
Si ndodhi ngjarja? Burri qëlloi me pistoletë gruan e tij, e cila pasi i shpëtoi bashkëshortit doli nga makina për të kërkuar ndihmë. Por 48-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, pasi e ndoqi gruan e qëlloi me thikë, që për fat të mirë edhe ky sulm nuk e dëmtoi seriozisht 40-vjeçaren.
E plagosura u dërgua në spitalin Circolo dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërsa burri i saj u arrestua nga forcat e policisë.
Bazuar në provat e mbledhur dhe dëshmitë e marrë policia po rindërton skenën për të zbardhur ngjarjen.
Po pse e vret o legen por ndaje dhe rrini rehat qe te dy.Befsh qejf tani ne burg kokrra e idiotit
PërgjigjuO Bossi o injorant!
Mos te raft per rrisk o shok se ate we ze ben gruja sta ban pernia
Hidheni tani bajgen në erresiren e biruces 20 vjet dhe gruaja të jetë e lirë të jetoje jeten e saj!
Përgjigju