ROME- Një ditë pas ngritjes së kallzimit penal për ish konsullen shqiptare në Milano Nusika Spahia, kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë vizituar konsullatën shqiptare në Itali.
Ministri Bushati është shprehur se ju dha fund call center që gërryente paratë e shqiptarëve në mënyrë korruptive.
“Kemi bërë një gjë jashtëzakonisht të mirë që i dhamë fund Call Center-it, që i gërryente lekët shqiptarëve në mënyrë totalisht korruptive, totalisht të pamerituar" -ka thënë Bushati.
Sipas ministrit, konsullata sot është në kushte të veshtira por objektivi i qeverisë është të ketë shërbime sa më të shpejta dhe transparente për qytetarët.
Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama ka lajmëruar se "së shpejti Konsullata e Milanos do jetë konsullata e të gjithë shqiptareve, që do të thotë se do të bëhet spostimi i Konsullatës që të perballojë fluksin dhe në të njejtën hapsirë do ofrojë shërbime konsulli dhe stafi i konsullit te Kosovës.
‘Ne do të fokusohemi shumë fort tek shërbimet për qytetarët, të cilat kanë trashëguar një histori korrupsioni, një histori arrogance dhe një histori banaliteti që praktikisht nuk i bën nder jo shtetit, por nuk i bën nder askujt”, mësohet të ketë thënë kryeministrit.
Ai ka shprehur nevojën e zhvendosjes në një vend më të përshtatshëm, ku do të ofrohen shërbime edhe konsulli i Kosovës.
“Duhet të bëjmë sa më shpejt spostimin në një vend ku të mund të përballohet ky fluks, duke pasur parasysh që fluksi do të jetë edhe më i madh, për shkak se në të njëjtën hapësirë do të ofrojë shërbimet e veta dhe konsulli dhe stafi i konsullit të Kosovës, gjë që ne kemi rënë dakord dhe do të aktivizohet shumë shpejt. Kështu që praktikisht konsullata e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, e të gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës”,është shprehur Rama.
Redaksia online
(sg/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Paditet ish-konsullja në Milano: Abuzim financiar me emigrantët