Itali/ Çmontohet organizata e ‘turistëve’ të kokainës, 8 shqiptarë të arrestuar! Rrjetin e drejtonte një 31-vjeçar nga Shqipëria, jepte urdhra me telefon

Itali/ Çmontohet organizata e ‘turistëve’ të kokainës, 8 shqiptarë të arrestuar! Rrjetin e drejtonte një 31-vjeçar nga Shqipëria, jepte urdhra me telefon

Operacioni i policisë italiane

Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga karabinierët e Sora në Itali, pasi akuzohen për trafik droge.

Gjithsej tetë persona u hetuan gjatë procesit investigativ dhe të koordinuar nga prokuroria e Cassino në këtë operacion të nisur dy vite më parë, e që lejoi çmontimin e një rrjeti të madh të trafikut të drogës.

Hetimi nisi pas arrestimit, në dhjetor 2023, të një shtetasi shqiptar 23-vjeçar, të cilit i ndalur në Costantinopoli në Sora, iu gjet një dozë kokaine. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë lejoi oficerët të gjenin edhe 30 gramë kokainë të tjera dhe rreth 2000 euro të sekuestruara.

Ky ishte konfirmimi i parë i një aktiviteti më të gjerë, ku apartamenti rezultonte i blerë nga një tjetër shqiptar, 31 vjeç, i larguar nga Italia prej disa vitesh. Por kjo hyrje sipas hetuesve ishte kthyer në një rezidencë, ku sipas medias së vendit fqinj, ‘strehoheshin kreshnikët e grupit kriminal’.

Pronari i banesës, 31-vjeçari që aktualisht ndodhet në Shqipëri, dyshohet se është edhe kreu i këtij rrjeti kriminal. 

Nga ndjekja e veprimtarisë së organizatës, ata kishin një skemë të paracaktuar dhe role të ndara, teksa vepronin si “turistë sezonalë narkotrafiku”. Në Itali ky grup drejtohej nga vëllai 26-vjeçar i shqiptarit tjetër që rezulton pronari i banesës.

I riu rezultoi se në një nga udhëtimet e kryera në tetor 2023, ka qenë në të njëjtin avion me 23-vjeçarin e arrestuar në banesën në ‘Via Costantinopoli’.  Urdhrat për ‘turistët’ jepeshin në një numër telefoni të dedikuar, duke përdorur disa ‘dredhi’. Prej këtij numri drejtohej edhe rrjeti i trafikimit dhe aktivitetit ilegal.

Paratë që fitoheshin i dorëzoheshin personit që thirrej me emrin e koduar “Turkistes” (turistët), teksa u zbuluan edhe udhëtimet e shpeshta. Më 6 Dhjetor 2024 u krye një tjetër aksion, teksa me qen antidrogë u zbuluan 50 gramë kokainë dhe u arrestua një tjetër shqiptar 45-vjeçar, informon media.

Sot (6 Shkurt) u ekzekutuan edhe urdhrat e ndalimit për një 31-vjeçar shqiptar rezident në Itali dhe partneres së tij. Janë kontrolluar banesat e 5 të dyshuarve, ku u zbuluan sende të tjera të paligjshme. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit