ITALI - 8.6 vite burg është dënimi i dhënë nga gjykata italiane për shqiptarin Almir Ginaj, 23 vjeç. Sipas mediave italiane 23-vjeçari bashkë me 2 shqiptarë edhe një maroken ishte shndërruar në makthin e shoferëve duke realizuar 7 grabitje përgjatë bregdetit nga Sanremo deri në Loano.
Grabitësit kishin një teknikë të tyren pasi u çanin gomat e makinave, shoferët dilnin për të parë dëmin që u ishte shkaktuar në këtë moment ata i sulmonin dhe u grabisnin sendet personale dhe gjërat me vlerë që mund të gjenin.
Grabitje janë realizuar para dy viteve dhe pas një operacioni të koduar “Robbers” nga policia italiane u arrestuan shqiptarët Almir Ginaj,23 vjeç, Altin Pasha, 24 vjeç, Evaristo Shamejaj, 28 vjeç dhe marokeni Achraf Hachad, 34 vjeç.
(Skema e hetimit të policisë italiane)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Grabitësit kishin një teknikë të tyren pasi u çanin gomat e makinave, shoferët dilnin për të parë dëmin që u ishte shkaktuar në këtë moment ata i sulmonin dhe u grabisnin sendet personale dhe gjërat me vlerë që mund të gjenin.
Grabitje janë realizuar para dy viteve dhe pas një operacioni të koduar “Robbers” nga policia italiane u arrestuan shqiptarët Almir Ginaj,23 vjeç, Altin Pasha, 24 vjeç, Evaristo Shamejaj, 28 vjeç dhe marokeni Achraf Hachad, 34 vjeç.
(Skema e hetimit të policisë italiane)Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)










