Banda shqiptare e Milanos/ Hajdutët akrobatë me walkie- talkie dhe makina! 4 të arestuar, i pesti i vdiq pas një grabitjeje! Zbardhen përgjimet (EMRAT)

Banda shqiptare e Milanos/ Hajdutët akrobatë me walkie- talkie dhe makina! 4 të arestuar, i pesti i vdiq pas një grabitjeje! Zbardhen përgjimet (EMRAT)

Foto nga gabitjet dhe operacioni i policisë

Policia italiane ka arritur të zbulojë anëtarët e një bande shqiptare që merrej me grabitje në Itali. Bëhet fjalë për një bandë prej 5 anëtarësh, 4 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në një aksident rrugor teksa po përpiqej të largohej me shpejtësi pas një grabitjeje.

Corriere della Sera ka shkruar një artikull ku zbulon përgjimet që çuan në identifikimin e autorëve, kush ishin dhe rastet e grabitjeve

Shkrimi i plote

Titulli: Milano, hajdutët akrobatë me walkie- talkie dhe makina, 4 të arestuar, i pesti i bandës vdiq pas një grabitjeje 

I pesti i bandës është i vetmi që nuk është arrestuar. Samir, ky është emri i tij, një 38-vjeçar shqiptar. Vdiq më 20 tetor përgjatë Autostrada del Sole, Itali në një aksident tragjik pranë Modenës. Makina e tij, një fuoristradë Stelvio Quadrifoglio, e vjedhur dhe me targë të klonuar rrëshqiti teksa ecte me shpejtësi përfundoi në parmakë dhe u përmbys. Brenda kishte para, sende të vjedhura të një grabitjeje si dhe drogë. Ndërkohë katër bashkëpunëtorët e tjerë u ndaluan dje nga agjentët.

Një bandë e organizuar, e disiplinuar, e pangopur. Me formacionin tipik, 41-vjeçari Andrea Alija, i njohur si “Bledi” në timon, 34-vjeçari Ermal Damzi si vëzhgues dhe dy akrobatët, Kristian “Kristi” Filopati 30 vjeç dhe 32-vjeçari Sajmir Damzi, i njohur si “Miri”, grabisnin shumë apartamente në ditë, kryesisht në provincat e Milanos, Monzës dhe Vareses. Për momentin, katër shqiptarët, të gjithë me precedentë penalë dhe policorë, akuzohen se kanë kryer 17 vjedhje, të kryera në vetëm 15 ditë, mes 14 dhe 28 tetorit.

Por sipas hetuesve, banda ka kryer edhe dhjetëra grabitje të tjera. Më 14 tetor ata hynë në një apartament në Cassina de Pecchi; më 17 në Gorgonzola; në datën 21 në Busto Arsizio, dhe më pas dy grabitje në Gallarate; në datën 22 është radha e Bussero-s; 23, Brugherio; më datë 25 përsëri në Gallarate (gjatë kësaj bastisjeje, një fqinj i viktimës vëren dy silueta që ngjiten në fasadë), ndërsa aksionet e tjera në mbrëmje përfundojnë keq, raporton media italiane Corriere.

Në Busto Arsizio është alarmi që i bën të ikin.

 “Do ta kishim hapur kasafortën!”, thotë njëri.

“Do të kishim bërë bingo”, është i bindur, ndërsa tjetri e paralajmëron se pronarët “thërrisin nga distanca zezakët (që nënkupton policinë)”.


Një takim i papritur detyroi të shtyjnë bastisjen në Gallarate:

“Ishte brenda, aty ishte plaku brenda dhomës së gjumit duke lexuar një libër…” , thotë një nga hajdutët, i cili, pasi hyn brenda, gjendet pothuajse para pronarit të shtëpisë.

Më 26 tetor shkojnë në dy shtëpi në Lissone; në datën 27 kthehen në Bussero, dhe dy herë në Monza. E fundit më 28, në Cardano al Campo dhe Gallarate.

Gjithçka ishte e kujdesur në detaje.

Çdo mbrëmje banda mblidhej në Varedo, në Brianza. Telefonat celularë liheshin në shtëpi dhe zëvendësoheshin me walkie- talkie. Merrnin “veglat e punës” dhe shkonin në njërin nga parkingjet në të cilin mbanin të fshehur makinën e garës (Audi Rs3 e vjedhur) me të cilën lëviznin. Çdo javë kontrollonin makinën mos kishte përgjyes. Targat (e klonuara) ndërroheshin periodikisht. Po ashtu edhe garazhet; një ishte në Rozzano, një tjetër në zonën e Bergamos.Në hyrjet e banesave, në tokë, linin shenja, copa shiriti ose hala pishe për t'i etiketuar për ndërhyrje të mundshme.

Pas identifikimit të zonës, banda kishte objektiv banesat të cilat i kishin fikur dritat në muzg.

“E shihni që e para dhe e treta janë ndezur – mund t’i dëgjoni të thonë në një përgjim- E dyta është i fikur… Betohem se duhet të jetë një miliarder, është një rezidencë...”.

 

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë