Itali/ Del nga qelia 'mbreti shqiptar i trafikut evropian të drogës' Dorian Petoku! Furnizoi Romën me kokainë, marijuanë dhe armë

Itali/ Del nga qelia 'mbreti shqiptar i trafikut evropian të drogës' Dorian Petoku! Furnizoi Romën me kokainë, marijuanë dhe armë

Dorian Petoku

Itali - Dorian Petoku, i cilësuar si ‘mbret i trafikut evropian të drogës’ është liruar nga burgu. Ai u dënua me 12 vite burg por vetëm 1 vit më vonë, do të dalë nga qelia për të shkuar në një qendër rehabilitimi spitalore në Morlupo.

Trafikanti shqiptar i drogës, Dorian Petoku njihet për lidhjen e trafikut midis Romës së Veriut dhe Acilisë. Ai menaxhonte një trafik kokaine nga Tirana në Romë, të lidhur me personazhe të krimit. 

30-vjeçari, u ekstradua nga Shqipëria shtatorin e kaluar. Ai u akuzua se kishte furnizuar me  drogë organizatën kriminale të drejtuar fillimisht nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si 'Diabolik' dhe i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, dhe më pas nga ish krahu i tij i djathtë Fabrizio Fabietti, një tjetër trafikant i dënuar së fundmi me tridhjetë vjet burg.

Petoku është cilësuar një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka "mbytur" Romën me kokainë, marijuanë dhe armë. Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.

Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE