Itali, del treni nga shinat në
Milano shqiptari tregon tmerrin

Itali, del treni nga shinat në<br />Milano shqiptari tregon tmerrin<br>
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Milano të Italisë ku kanë mbetur 3 persona të vdekur dhe 46 të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë. Treni ka dalë nga shinat duke ecur rreth 20 metro dhe më pas disa prej vagonëve janë përmbysur duke shkaktuar viktima.

Forcat emergjente kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit për të shpëtuar personat që ishin plagosur dhe ata që ishin të bllokuar brenda trenit.Sipas dëshmive treni ishte nisur për në stacionin e “Garibaldit” shumica ishin student, treni kishte dalë nga shinat dhe më pas ishte përmbysur pranë një fshati të quajtur "Segrate" në rrethinat lindore të Milanos.
 

Teksa rrëfen momentin e ngjarjes, Gjon Qafafiku thotë se fillimisht u dëgjua një zhurmë, dhe më pas ata përfunduan jashtë dritareve të trenit.

“Pamë që treni kishte dalë nga shinat, dhe po lëvizte mbi gurë”, tha ai.

“Dëgjuam një zhurmë shumë të madhe dhe më fluturuam jashtë dritareve bashkë me sediljet. Pas aksidentit, ndihmova dy persona të zbrisnin nga treni. E kuptuam që treni po ecte vetë, pa frena dhe ishte jashtë shinave. Ishte një katastrofë, treni u bë copash. Prej 15 vitesh udhëtoj në atë tren. Treni lëvizte mbi gurë”, tha shqiptari.

“Para se të dilte treni nga shinat dëgjova një zhurmë të madhe që vinte nga poshtë vagonëve më pas treni doli nga shinat,” tha Tatjana 32 vjeçare që udhëtonte në tren.

Dyshimet e para janë hedhur për vjetërsinë e hekurudhës e cila ka qenë shkaku kryesor i aksidentit, duke shkaktuar 4 viktima.

itali

a

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS