ITALI - Dymbëdhjetë parlamentarë të Lëvizjes 5 Yjet në Itali, kanë kaluar natën mbi çatinë e pallatit të Montecitorios (Parlamenti Italian) në shenjë proteste kundër reformave në ndryshim të Kushtetutës dhe nuk japin asnjë informacion se kur do të zbresin nga maja e pallatit. 

Deputeti i Lëvizjes 5 Yjet, Filippo Gallinella, është një ndër deputetët që ka kaluar natën mbi çatinë e Pallatit të Montecitorio-s, së bashku me 11 parlamentarë të tjerë, përpara se të fillonin protestën, duke u ngjitur mbi çati, ka shpjeguar edhe motivet e kësaj proteste. 
deputetet italiane flene mbi parlament
Ai ka shpjeguar se qëllimi i protestës në fjalë bëhet për të `lëshuar` një sinjal, për të zgjuar përgjegjshmërinë dhe kujdesin në lidhje me Kushtetutën, që ajo të mos preket. 

Një nga arsyet e kësaj nate jashtë, Gallinella tha se është edhe për të shprehur solidaritetin e tyre për çështjen e Sirisë, në lidhje me një luftë të mundshme.

(e.b/v.gj/shqiptarja.com)