Itali, dëshmitar në dasmen e mikut të tij italian, arrestohet shqiptari së bashku me dhëndrin

Itali, dëshmitar në dasmen e mikut të tij italian, arrestohet shqiptari së bashku me dhëndrin

Makina në të cilën u arrestua shqiptari

Itali-Policia italiane ka prangosur një bandë të akuzuar për vjedhje automjetesh prej 12 personash,mes tyre 7 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 hungarez.
Mes tyre 46-vjeçari italian Dante Di Lalla është arrestuar pak orë para dasmës së tij.

Së bashku me të u ndalua edhe edhe shqiptari 29-vjeçar Zef Frisku, i cili ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Sipas policisë italiane, Frisku është një person me precedentë penal, që konsiderohet i rrezikshëm. Zef Frisku akuzohet edhe për aktivitete të tjera kriminale, si pastrim parash, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.
Në 2015 karabinierët italianë kanë tentuar ta arrestojnë por është përplasur me forcat e policisë. Arrestimi i bandës kriminale ka ardhur pas shkatërrimit të një bande kriminale  që merrej me vjedhjen e automjeteve,çmontimin e tyre dhe futjen e tyre në tregun e zi si pjesë këmbimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim