Itali, deti i trazuar nxjerr në breg
pako me rreth 200 kg marijuanë

Itali, deti i trazuar nxjerr në breg<br />pako me rreth 200 kg marijuanë
Deti i trazuar në Itali këtë të dielë  ka nxjerrë në breg pako të mëdha droge të llojit marijuanë dhe hashash në disa prej brigjeve të zonës së Abrucos.

Një ngjarje e tillë është shënuar në plazhin e Montesilvano në Pescara dhe në zonën e Frakavilës në Kieti.

Rreth 4 pako  marijuanë me një peshë prej 200 kg  u gjetën në brigjet italiane. Mediat raportojnë se vlera e drogës  arrin në rreth 350 mijë euro.

Ngarkesa e parë u gjet nga disa karabinierë në plazhin  e Frankavillës ku u sekuestruan rreth 100 kg marijuanë

Ndërkohë, në Montesilvano të Peskarës janë gjetur rreth 20 kg të nxjerra në breg dhe që iu dorëzuan menjëherë policisë. Në të njëjtën formë edhe në bregun e Silvit, në zonën e Teramos u gjet një tjetër sasi e konsiderueshme droge.

Ndërkohë  kanë nisur hetimet ku dyshohet se droga e nxjerrë në breg mund të ketë qenë duke u transportuar drejt Italisë nga vendet e Europës lindore por  deti i trazuar ka bërë që ngarkesa të përfundojë në ujë.

[gallery]23124[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar