Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Siena të Italisë për dhunë ndaj dy fëmijëve 11 dhe 15-vjeçar dhe gruas. Shqiptari i arrestuar ishte kthyer në banesë në orët e vona të mbrëmjes i dehur dhe pas debateve në familje kishte marrë një shkop duke qëlluar gruan dhe dhe fëmijët.
Kur njëri nga dy fëmijët e kundërshtoi, 46-vjeçar i mbylli në garazh duke i rrahur, ndërsa bashkëshortja u mbyll në dhomë duke qarë.
Por në momentin që 46-vjeçarin e dehur e zuri gjumë, fëmija i vogël 11-vjeç arriti që të largohej duke bërë denoncimin.
Policia e gjeti shqiptarin me një shishe me birrë në dorë duke e arrestuar me akuzën e dhunës në familje.
Ndërkohë që nga dëshmitë e para të dy fëmijëve dhe gruas në polici, 46-vjeçari i dhunonte prej disa vitesh.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com