Itali, dorëhiqet për korrupsion
pasardhësi i Skënderbeut

Itali, dorëhiqet për korrupsion<br />pasardhësi i Skënderbeut
Detyra e fundit e Carlo Malinconico Castriota Skanderbeg, si nën-sekretar në këshillin e ministrave i deleguar për editorinë, zgjati pak më shumë se një muaj. Pozicion ky që iu dha nga qeveria Monti, në datë 28 nëntor, për të cilin u largua nga drejtimi i Fieg, pozicioni i drejtorit të Audipress, këshilli i administrimit të ANSA dhe Atlantia.

61 vjecari nga Roma është pasardhës i familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ka pas krahëve një karrier të gjatë në fushën e jurisprudencës, në shtetin italian. Pas diplomimit në Jurisprudencë u bë avokat i shtetit (1976-1985), më pas këshilltar i shtetit (1985-2002) dhe pas 2002-shit iu dedikua aktivitetit akademik. Pas vitit 2008 u katapultua në botën e editorisë, me emërimin president i Fieg.

Malinconico dha dorëheqjen pas takimit me Presidentin Mario Monti, për shkak të stuhisë që u krijua pas lajmit të disa pushimeve të paguara nga një biznesmen. Malinconico ka kryer pushime luksoze të ofruara nga Francesco De vito Piscicelli, ndërtuesi i hetuar mbi skandalin e tenderëve të G8-ës. I njëjti biznesmen që në një telefonatë të përgjuar nga policia kishte pranuar se ishte shkatërruar nga të qeshurat kur dëgjoi mbi shkatërrimet e tërmetit në Abruco.

61 vjecari ka kaluar me bashkëshorten disa fundjava në një hotel me 5 yje në Argentario, në vitet 2007 dhe 2008, shpenzimet e të cilit u paguan nga biznesmeni Piscicelli. Në atë kohë Malinconico ishte sekretar i përgjithshëm nën Romano Prodin, si Kryeministër.

Në një letër Malincolico shpjegon se vendimi për të dhënë dorëheqjen nga pozicioni që mbulonte, erdhi për të mbrojtur më mirë imazhin e tij dhe imazhin e qeverisë të sapo formuar. ah/Shqiptara.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale