FORLI’, Itali – Duke hetuar mbi shpërndarësin, Policia ka zbuluar furnizuesin e drogës, mikun e tij të ngushtë dhe gruan shtëpiake që ruante drogën. Një kuadër gati i gjithi i përbërë nga shqiptarë banues në Itali. Është përfundimi i një seri përgjimesh ndaj Klodjan Shqalsi, 24 vjeç, shpërndarës i kokainës në zonën e Forlì, profesionist i shkathët në ndryshimin e identitetit.
Ai më parë ka qenë dënuar nga një gjykatë italiane për krime ndaj pasurisë. Atëherë quhej Mareglen Shqalsi por pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi emrin në Klodjan, duke marrë edhe një pasaportë të re me këtë emër, që për autoritetet italiane i ishte dhënë një personi pa precedentë penale.
Klodjan Shqalsi ndiqej prej kohësh nga policia që vendosi ta ndalonte pas një shkëmbimi droge me një djalë italian. Pasi ndaloi blerësin, policia shkoi tek shqiptari që gjendej në Benz-in e tij të klasit A. Në makinë me të ndodhej edhe një bashkëkombës dhe sidomos çelësat e një apartamenti, ku agjentët u drejtuan për të kontrolluar.
Brenda në shtëpi gjetën e mikesha e Klodjanit, Ionelia Negrut, 29 vjeç, rumune, dhe një tjetër djalë shqiptar. Nëpër shtëpi u gjetën 55 gramë kokainë të fshehura në banjo mes letrës higjenike, rrobave dhe në dhomën e gjumit. Në hyrje të apartamentit gjendej një televizor 40 polsh ende i paketuar ndërsa nga sirtarët dolën varëse e unaza që dyshohet të jenë vjedhur.
Shqalsi dhe mikesha e tij ndodhen në burg ndërsa të tjerët po ndiqen në gjendje të lirë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com