Itali/ Dy grabitës shqiptarë të maskuar dhe të armatosur terrorizojnë ish-policin në pension, ai plagos një prej tyre! Arrestohen dhe dënohen me 13 vite burg (EMRAT)
Ish-efektivi italian rrëfen se si u përlesh me grabitësit shqiptarë
Itali- Dy hajdutë shqiptarë të armatosur hyjnë në një vilë në Longuelo, por një i moshuar, ish-financier i Policisë italiane, reagoi në kohë, duke qëlluar dhe plagosur njërin prej tyre.
Të dyshuarit u kapën më tej gjatë ndjekjes policore vetëm 24 orë pas krimit.
27-vjeçari Edvin Palushi, i plagosur gjatë grabitjes dhe bashkëpunëtori i tij 26 -vjeçar, Fatmir Mollaj, janë arrestuar. Pas një gjykimi të shpejtë, ata u dënuan për grabitje: Palushi me 5 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar dhe Mollaj me 7 vjet e gjysmë me gjykim të zakonshëm.
I moshuari ka rrëfyer se ndodhej në shtrat kur dëgjoi zhurmë nga tarraca e banesës së tij, në Bergamo. Autorët hynë në shtëpi nga një dritare franceze në pjesën e pasme, e cila ishte hapur me forcë me levë.
Teksa i moshuari po shikonte televizor, ai u befasua nga kjo ndërhyrje e dhunshme. Grabitësit me fytyrat e mbuluara me kapuç, e urdhëruan menjëherë që të dorëzonte para dhe sende me vlerë. Ish-financieri, i frikësuar por jashtëzakonisht i kthjellët, fillimisht mendoi se ishte në një makth.
Teksa i gjetën 500 euro në portofolin e tij, të dyshuarit mbetën të pakënaqur.
“Ata vazhdonin të thoshin: “Para, para!”, dëshmoi ai, duke nënvizuar presionin dhe agresionin e shfaqur nga grabitësit. Në këto kushte ka zgjedhur të vetëmbrohet.
Në një moment tensioni të madh, plaku iu referua përvojës së tij të kaluar si efektiv dhe vendosi të reagonte. Ai ka rrëmbyer një armë që kishte vendosur nën jastëk dhe ka qëlluar duke goditur në krah një nga hajdutët, 26-vjeçar .
"Kam qëlluar, por kam synuar në tavan", sqaroi ai, duke sugjeruar se donte të trembte në vend që të lëndonte. Gjesti pati efektin e dëshiruar pjesërisht: hajdutët, të frikësuar, ikën duke marrë me vete çantën e plakut.
Patrulla e policisë lokale, e alarmuar nga banorët e zonës, ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e hajdutëve të arratisur. Kapja u krye pas një ndjekjeje që zgjati gati 24 orë, informon media italiane.
Aktualisht, të dy ndodhen në burg dhe pasi të kenë kryer dënimin, do të përballen me dëbimin nga territori italian.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Mars, 09:14
Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?
-
Shumë
37.1%
-
Pak
53.5%
-
Nuk kam mendim
9.4%
Vota total: 1272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
5 Mars, 15:09
-
Ndërron jetë Bruno Pizzul, ikona e gazetarisë sportive në Itali! Si dhe pse e njohin shqiptarët
5 Mars, 09:35
-
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi
5 Mars, 08:04
-
Itali/ Udhëtimi në korsinë e gabuar tradhton 20-vjeçarin shqiptar, kapet me makinë të vjedhur rrugëve të Torinos
4 Mars, 20:43
-
Itali/ Nga festa e ditëlindjes, në ‘dajakun’ ndaj pronarit të qebaptores, arrestohen binjakët shqiptarë! Gjykata i lë në burg, ishin të dehur
3 Mars, 17:44
-
Itali/ Dy korrierët shqiptarë kapen me 20 kg kokainë, vlera 6 mln euro! Dhoma sekrete të magnetizuara, ja VIDEO se si fshihej në bagazhin e makinave!
3 Mars, 17:04
-
Bolzano/ Gjurmët në dëborë tradhtojnë bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë që plaçkiste hotelet! Arrestohet 26-vjeçari, dy arratisen, lëndohen në përleshje dy karabinierët
3 Mars, 16:38
-
Itali/ Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me gati 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash! Trafiku nga interneti, porositë me ‘dërgesë ekspres’
3 Mars, 16:23
-
Papa Françesku përjeton dy kriza të rënda në frymëmarrje, Vatikani: Ishin orë të vështira
3 Mars, 15:42
-
100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale
3 Mars, 15:34
-
Berisha kërcënon nga Milano: Audit për 57 mld euro, do u kthehen shqiptarëve! Ballkani i Hapur në kosh, Soros do shpallet ‘non grata’
2 Mars, 16:40
Është mirë që atje brenda t'ju bejne dhe nji lavazho te zorres se trashe. Do kete plotë dhe atje që e kane qejf syzezen.
Përgjigju