ITALI – Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë 19 dhe 20 vjeç me akuzën e vrasjes dhe shkatërrimit të kufomës së Daniel Misirajt nga Kurjani i Fierit, rezident në Firence. Trupi i 24-vjeçarit u gjet i karbonizuar më 5 qershor në ish kazermën “Gonzaga”, në vendin e njohur si "'Lupi di Toscana'" të Firences.
Mendohet se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të shpërndarjes së drogës, veçanërisht marijuanës, meqënëse dy të rinjtë e arrestuar njiheshin si shpërndarës lëndësh narkotike. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale italiane.
Të dy të rinjtë, të pajisur me dokumenta të rregullta qëndrimi, mesnatës e 27-28 majit të vitit të kaluar e kanë goditur me armë të ftohta, 24-vjeçarin dhe më pas, trupin e tij e kanë dërguar në një kazermë të braktisur për ta djegur dhe humbur gjurmët. Tashmë, dy të rinjtë e arrestuar akuzohen për vrasje, dhunim dhe shkatërrim të kufomës.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kufoma e tij u gjet para 20 ditesh