Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, pasi janë kapur në bordin e një skafi që ishte nisur nga brigjet italiane drejt Adriatikut. Të arrestuar janë shtetasit L.K 34 vjeç, me precedent të mëparshëm në trafikimin e lëndëve narkotike dhe R.M 26 vjec.
Rojet brendetare italiane kanë pikasur skafin që lëvizte me drita fikur e me shpejtësi të madhe, rreth 9 milje larg brigjeve të Kazalabates. Thirrjes së rojes bredetare italiane për t’u ndaluar dy shqiptarët i janë përgjigjur duke u larguar me shpejtësi të lartë e ndërsa hidhnin në det objekte nga bordi i skafit të tyre.
Pas një orë ndjekje, ku dy skafistët shqiptarë bënin edhe manovra të rrezikshme, mjeti lundrues i tyre është përplasur me anijen e rojeve bregdetare italiane.
Nga përplasja një shqiptar ka përfunduar në det, por pas ndëryrjes së forcave bredetare ai është shpëtuar. Në skafin 7 metra të gjatë nuk janë gjetur sende të dyshuara, apo lëndë narkotike por vetëm bidona me benzinë, që do të thotë se ata ishin për një udhëtim të gjatë.

(Skafi ku lundronin dy shqiptarët e arrestuar)
Nga hetimet e para dyshohet se dy shqiptarët ishin nisur nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa në bordin e mjetit lundrues mund të kenë pasur sende të vjedhura në shtetin fqinj.
Nga ana tjetër edhe policia kufitare shqiptare ka bllokuar një skaf në qytetin e Vlorës, pasi kishte mungesë dokumentesh. Në njoftimin e policisë kufitare shqiptare theksohet gjithashtu se skafi i kapur në Itali, nuk ishte i regjistruar në Shqipëri.
Autoritetet e dy vendeve janë duke punuar bashkarisht, pasi është rritur lëvizja e mjeteve lundruese të paindetifikuara.
Pak ditë më parë një operacion i Policisë finaciare italiane ka çuar në sekuestrimin e 500 kg marijuanë e hedhur në det nga një gomone e dyshuar që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO