Itali/ Tentoi të vidhte një të moshuar, kalimtarët linçojnë të riun, e godasin me grushte e shkelma (VIDEO)

Itali/ Tentoi të vidhte një të moshuar, kalimtarët linçojnë të riun, e godasin me grushte e shkelma (VIDEO)

Momenti kur kalimtarët rrahin hajdutin

ITALI- Një tentativë për të vjedhur ka përfunduar si mos më keq për një 26 vjeçar indian.

I riu me precedent të mëparshëm për grabitje ka tentuar të vjedhë një të moshuar në rrugë, por është kapur dhe rrahur nga kalimtarët që po kalonin aty pranë të cilët siç shihet në video e godasin me shqelma e grushte për disa minuta.

Skena ka ndodhur dje në lagjen Quarticciolo të Romës. Momenti kur hajduti rrihet nga disa kalimtarë u filmua nga një banor i zonës dhe më pas u shpërnda në rrjete sociale duke u bërë virale.

Më pas i riu Indian u arrestua. Ndërkohë, nisur nga dhuna ndaj tij që shihet në pamje, karabinierët nisën hetimet edhe për qytetarët që e sulmuan fizikisht me shqelma e grushta.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha