Itali/ E kishte akuzuar për dhunë, i riu shqiptar i hedh benzinë tezes për ta djegur

Itali/ E kishte akuzuar për dhunë, i riu shqiptar i hedh benzinë tezes për ta djegur

Foto ilustruese

ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka lagur me benzinë tezen e tij duke kërcënuar se do t’i vinte në zjarrin vetes, asaj dhe dyqanit të saj të zdrukthëtarisë.

E gjithë ngjarja ndodhi në Firence pasi shqiptari i kërkoi tezes së tij që të tërhiqte një denoncim në polici që gruaja kishte të bërë gushtin e kaluar, ku e kishte akuzuar të nipin për dhunë.

Megjithatë gruaja arriti që t’i shpëtonte nipit dhe arriti që të telefononte policinë, që më pas arrestuan të riun shqiptar, i cili në momentin që arritën efektivët e policisë ishte duke u përpjekur të fshihte benzinën.

Pas aktit të fundit, shqiptari u dërgua në burgun Sollicciano në Firence ku do të përballet me akuzat për veprimeve persekutive, kërcënime të rënda dhe lëndime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë