Itali/ Flasin familjarët e 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i shtatë: E hodhi i dashuri, ishte viktimë e dhunës
Vendngjarja dhe e mitura shqiptare me të dashurin e saj
ITALI - Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me 14-vjeçaren shqiptare në Itali, e cila humbi jetën mëngjesin e 25 tetorit, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati.
Media italine “Rai News”, njofton se është vënë nën hetim i dashuri i 14-vjeçares, I cili është një 15-vjeçar po ashtu me origjinë shqiptare.
Prokuroria ka në fokus të hetimeve skenarin e vrasjes me dashje. Sipas informacioneve, i dashuri 15-vjeçari kishte qenë me të ndjerën deri pak para se ajo të humbte jetën.
Sipas medias italiane, autoritetet dyshojnë se vdekja e të miturës mund të ketë lidhje me ndonjë zënkë në lidhjen dashurore mes 14-vjeçares dhe 15-vjeçarit.
Ditën e ngjarjes, adoleshenti mbajt deri natën në rajon, ku u mor në pyetje nga hetuesit e njësisë hetimore të Piacenza-s të koordinuar nga kreu i prokurorisë së Piacenzës, Grazia Pradella, dhe nga një prokuror i prokurorisë për të miturit që mbërritën pasditen e djeshme nga Bolonja.
Para hetuesisë, djali ka thënë se vetëvrasja duke u hedhur nga kati i 7, ishte vendim i 14-vjeçares, dhe se kjo nuk kishte të bënte me të apo lidhjen mes tyre.
Miqtë e të ndjerës, të intervistuar nga gazeta Piacenza, pohojnë se kohëve të fundit, lidhja mes 14-vjeçares dhe 15-vjeçare nuk dukej në gjendje të mirë.
Ndërsa motra 22-vjeçare e viktimës nuk e beson versionin e vetëvrasjes.
"Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo e dëshpëruar, ajo ishte një viktimë tjetër e dhunës. Ai ishte i fiksuar pas saj, ajo u përpoq në çdo mënyrë ta largonte”,-shprehet ajo.
Hetimet kanë për qëllim "qartësimin e dinamikës dhe lëvizjeve të të miturit në orët para rënies si dhe vlerësimin e përfshirjes së mundshme të bashkëmoshatarëve". Kjo është saktësuar nga Prokuroria për të miturit, me prokuror Giuseppe Di Giorgio.
E mitura shqiptare, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, humbi jetën mëngjesin e 25 tetorit në rrugën 'IV Novembre', Piacenza, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56