PAVIA – Dy shqiptarë, përkatësisht të moshës 36 dhe 25 vjeç janë vrarë mbrëmjen e së shtunës në një klinikë mjekësore në Pavia, rajoni i Lombardisë. Mediat italiane nuk japin identitetin e tyre, por bëjnë të ditur se ata janë qëlluar me kallashnikov. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë rajonin në kërkim të një automjeti ngjyrë gri, me të cilin mendohet se vrasësi ka lëvizur pas ekzekutimit të dy shqiptarëve. Krahas viktimave ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, kombësia e të cilit nuk zbulohet ende. Sipas hetimeve paraprake, nisur nga ekzekutimi dhe arma e përdorur, mendohet se vrasësi të jetë pjesë e kriminelëve shqiptarë. Kjo, bazuar edhe në një tjetër vrasje në të njëtin qytet, rreth tre muaj më parë, ku mbeti i vrarë një tjetër shqiptar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)












