Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Edvin Sadiku 33 vjeç.Në drejtim të tij janë shtënë 10 plumba, ku vetëm 3 prej tyre kanë prekur trupin e të riut. 33-vjeçari nuk ishte i panjohur për policinë, pasi ishte një person me precedentë penal për drogën.
Për këtë arsye prishja e pazareve të drogës mendohet se është shkaku kryesor i ekzekutimit të 33-vjeçarit Edvin Sadiku.
Mësohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë shtënë në drejtim të 33-vjeçarit shqiptar pasi në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja të një pistolete kalibër 7.65 mm dhe 4 të tjera nga një armë tjetër e kalibrit 9 mm.
Edvin Sadiku ka qenë pjesë e një bande kriminale që merrej me trafikun e armëve dhe të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, të përbërë nga 44 persona. 33-vjeçari së bashku me shqiptaren tjetër Eglantina Arapi kishin në këtë bandë rolin e shpërndarësve të heroinës në disa zona.
Ata kanë rënë në prangat e policisë italiane në mars të vitit 2012 në një operacion të koduar "biznesi i majmunëve". E ndërsa sot ka qenë shenjestër e një atentati që i mori jetën të riut shqiptar.
[gallery]20908[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)