TORINO - Një 54-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Torino, poshtë banesës së tij. Fadil Mema, sipas burimeve policore italiane ishte shpërndarës gazetash dhe mbrëmjen e djeshme rreth orës dy pas mesnate i është zënë pritë nga të paktën dy persona në rrugën Pavese, në zonën Mirafiori.
Po sipas policisë italiane 54-vjeçari Mema i cili rezulton të ketë qenë ish efektiv i policisë rrugore në Elbasan është qëlluar me gjashtë plumba pas shpine dhe në qafë.
Fadil Mema ka qenë i përfshirë dhe më parë në një plagosje të qëllimshme në vitin 2006, por ende nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën .
Grupet hetimore po investigojnë për një pistë të mundshme të arsyeve të kësaj vrasje të paramenduar, pasi vrasësit kanë pritur që ai të dilte nga shtëpia për të shkuar në punë dhe më pas e sulmuar.
Në pyetje është marrë dhe bashkëshortja e tij mbi verifikimin e lëvizjeve të bashkëshortit të saj dhe se nëse ka patur konflikte të hapura së fundmi ose më parë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO