Itali, ekzekutohet me
plumb në kokë shqiptari

Itali, ekzekutohet me<br />plumb në kokë shqiptari
ROME- Një shqiptar 24 vjecar është ekzekutuar me plumb në kokë mbrëmjen e djeshme në Castel Bolognese, në provincën e Ravenas, Itali.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa bën të ditur se kufoma është gjetur me një plumb në kokë, dhe mendohet se është qëlluar nga të paktën dy persona të maskuar.
Viktima, Kleant Sukja, 24 vjeç, i martuar dhe gruaja e tij priste një fëmijë.  Ai është gjetur, në rrugën Piancastelli, i ekzekutuar në tokë, ndërsa nga kafka i rridhte gjak. Nuk është e qartë ende shkaqet dhe autorët e vrasjes, ndërsa në vendngjarje, me të mësuar krimin, kishin mbërritur dhe disa miq të viktimës.

AUTORET NDOSHTA SHQIPTARE
Policia mori alarmin për vrasjen rreth orës 21. 45 minuta të mbrëmjes së djeshme. Tre miqtë e Kleantit, të cilët u gjendën aty kur ndodhi vrasja njoftuan policinë. Menjëherë në vendngjarje mbërriti një autoambulancë por ishte e kotë pasi viktima kishte vdekur. Nga të dhënat e para mësohet se 24 vjecari ka gjetur vdekjen nga plumbi që mori në kokë. Dyshohet se dy persona, ndoshta shqiptarë, janë autorë të vrasjes, të cilët pas krimit janë larguar menjëherë me një makinë. Tre shqiptarët, miqtë e Kleantit janë vënë në dispozicion të policisë për të dhënë detaje në lidhje me vrasjen.
DESHMIA: SI NDODHI EKZEKUTIMI
Kleanti është qëlluar në momentin kur po hipte në makinën e tij tip Opel Corsa, e cila ishte parkuar pikërisht në rrugën Piancastelli, përpara një farmacie. Ndërsa vrasësit kishin parkuar makinën në rrugën Roma.
Sipas dëshmive të miqve të Kleantit, rreth orës 21. 40 minuta së bashku me viktimën po ecnin në këmbë në rrugën Piancastelli. Në momentin kur po hipnin në makinë, nga një makinë e parkuar kanë dalë dy persona. “Erdhën drejt nesh, dhe njëri qëlloi mbi Kleantin. Më pas të dy hipën në makinën e tyre dhe u larguan”- kanë treguar dëshmitarët.
HETIMET: EKZEKUTIM I MIREFILLTE
Hetimet tregojnë se bëhet fjalë për një ekzekutim të mirëfilltë të viktimës, motivet e të cilit janë ende të paqarta. Ajo cka është e qartë është se autorët po prisnin viktimën e tyre. Mbi Kleantin janë qëlluar 3 plumba, ndoshta nga një revolver.
(Ne foto vendi ku ndodhi vrasja)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë