Itali, emigrantët, maratonë 48
orëshe telefonatash për Rilindjen

Itali, emigrantët, maratonë 48<br />orëshe telefonatash për Rilindjen
ITALI - Fillon sot Maratona 48-orëshe e sensibilizimit në çdo familje emigrante shqiptare në Itali për Rilindjen nëpërmjet telefonatave me familjarët në Shqipëri.

"Derë më derë, shesh më shesh, bar më bar, ku flitet shqip në çdo skaj të Italisë. Të mbështesim Partinë Socialiste me të gjitha mundësitë, që një emigrant ka në dispozicion", është thirrja që bën në Facebook sot kryetari i degës së PS në Itali, Edmond Kumaraku.

Ai ka shtuar se këtë duhet ta bëjnë 'me telefonata familjareve të tyre në Shqipëri, me dërgimin e familjarëve, që nuk janë në punë për të votuar, në sensibilizimin e miqve, familjarëve e këdo shqiptar të njohur për Rilindje Shqiptare dhe "Edi Rama Kryeministër i Shqiptarëve",

Kumaraku vetë ka drejtuar paralelisht në Itali gjatë gjithë fushatës takime të përditshme në gjitha krahinat italiane, nga Veriu në Jug, ku ka shqiptarë, për të paraqitur programin e Rilindjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë