ITALI- Dy turistë zviceranë , të dielën në mbrëmje, u ulën në një tavolinë në një lokal në Piazza Trieste e Trento në Napoli, ishin viktima të një grabitjeje.
Një burrë doli nga një makinë e parkuar në shesh dhe shkoi drejt lokalit ku dhe i drejtoi armën njërit prej tyre duke e detyruar që t’i jepte orën, i cili pasi e mori u largua nga vendngjarja.
Por ajo që është më e pazakontë në këtë ngjarje, është se pas disa minutash, një person tjetër, i ndryshëm nga personi që mori orën, iu afruar turistit zviceran dhe ia ktheu.
Sipas mediave italiane, personi i dytë që i është afruar tha gjithashtu se ora ishte false.
Policia ka marrë kamerat e lokalit dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.